BallinaLajme“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” – parulla kundër Edi Ramës...

“Unë jam mirë kur është mirë Serbia” – parulla kundër Edi Ramës në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Disa parulla kundër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, janë shfaqur të shkruara në muret e ndërtesave në Kosovë.

Parulla “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për Kryeministrin shqiptar, me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Parullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.

Kjo nismë është kundërshtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e bojkotoi takimin, e po ashtu është kundërshtuar edhe nga ekspertë e politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Këtë iniciativë si Kosova kategorikisht e refuzuan edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina, edhe për këto vende Rama pati fjalë.Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që tani është emëruar “Ballkani i Hapur”, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz