Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 72 raste të reja.
Lajmi është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu, janë shëruar edhe 17 pacientë.
Deri tani në Kosovë, 108 mijë e 131 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.