BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë kroate jep detaje: 15 persona janë lënduar rëndë, mesin...

Ministri i Shëndetësisë kroate jep detaje: 15 persona janë lënduar rëndë, mesin e tyre një vajzë e mitur

Të ngjajshme

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros shkuan në vendin e ngjarjes. Pasi vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të plagosur kërkuan ndihmë, Vili Beroš iu drejtua publikut.

“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident,” tha Beros.

15 persona u plagosën rëndë.“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë,” tha Beroš.

Fjalën e mori Maja Grba Bujevič.

Ajo tha se ishin përfshirë 6 ekipe të ndihmës së shpejtë.

“Në 6:23 morëm një telefonatë, në 6:26 u larguam,” tha Grba Bujevic. Katër, pesë minuta më vonë, tha ajo, stafi i ambulancës tashmë ishte atje.

Kreu i spitalit tha se kishte lëndime të ndryshme.

“Dy persona janë në kujdes intensiv, 15 janë plagosur rëndë. Ne patëm tre operacione dhe kjo nuk përjashton mundësinë e operacioneve të reja. Të gjithë pacientët u kujdesën sipas rregullave,” tha shefi i spitalit.

Damir Trut tha se të gjitha shërbimet adekuate bënë një punë të mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz