BallinaLajmeMediat kroate raportojnë për 10 të vdekur nga aksidenti i rëndë i...

Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit me targa kosovare

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Rreth 20 persona dyshohet të jenë ende brenda autobusit kosovar i cili u aksidentua tragjikisht në Kroaci, e nga ku raportohet të kenë vdekur 10 persona, sipas mediave kroate. Autobusi i kompanisë kosovare po bartte udhëtarë nga Frankfurti për në Prishtinë.

Mediumi kroat, Index.hr tha se më shumë se 30 persona janë dërguar në spital. Autobusi që po po lëvizte në linjën Frankfurt-Prishtinë kishte rreth 60 udhëtarë në të, transmeton Gazeta Express.

Përveç policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e ekipit të zjarrfikësve, ndëresa autoambulanca transportoi disa herë personat e lënduar për në spital.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz