BallinaRegjionaleMitrovicëAgim Bahtiri: Do t’i fitoj mbi 65 për qind të votave në...

Agim Bahtiri: Do t’i fitoj mbi 65 për qind të votave në raundin e parë

Të ngjajshme

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Drake thyen rekord në Spotify

Drake po bën sërish bujë në media pasi albumi...

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se do të qeverisë edhe një mandat me këtë komunë.

Madje ai ka thënë se do t’i fitoj mbi 65 për qind të votave qysh në raundin e parë.

“Asnjë “sondazh” imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë. Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje”.

Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e pretendentit i cili do të garojë për të parin e Mitrovicës.

Por, ajo çka dihet deri më tani është se Agim Bahtiri, nuk është i vetmi nga kjo parti i cili e synon këtë pozitë.

Në garë nga Vetëvendosje për t’u bërë kandidat është edhe Fatmir Hasani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz