BallinaLajme“Po merr fund misteri”, çfarë po paralajmëron kryetari i Deçanit

“Po merr fund misteri”, çfarë po paralajmëron kryetari i Deçanit

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në...

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë një paralajmërim se rasti i helmimit masiv në Deçan do të marr epilog dhe do të dihet shkaktari i helmimit,

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, sipër së cilës ka shkruar se po merr fund “misteri”, derisa ka shtuar se “populli nuk ia huq kurrë”.Për situatën e krijuar, Ramosaj do të mbajë edhe një konferencë për media.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot dt.15.07.2021, në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media, në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit”, ka njoftuar Ramosaj.

Ndryshe, Deçani po përballet me helmim masiv qe disa ditë. Shkaktari i helmimeve nuk dihet ende, mirëpo sipas banorëve mund të jetë uji i pijes.

Deri tash, mbi 2 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, meqenëse kanë pasur simptoma të helmimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz