BallinaLajmeVitia shkon sërish në Deçan, njofton se ka rënë numri i qytetarëve...

Vitia shkon sërish në Deçan, njofton se ka rënë numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

Me këtë rast, Vitia ka thënë se është informuar se ka rënë fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë shëndetësore në këtë qendër.

Vitia ka thënë se situata është e qetë dhe nën kontroll.

“Sot kisha kënaqësinë që bashkë me ministrin Krasniqi të bëjmë një vizitë në komunën e Deccanit. Jam shumë i lumtur nga informatat që morra se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë ka rënë. Situata është në kontroll dhe e qetë. Ne qëndrojmë pranë drejtorit dhe qytetarëve të Deçanit, qoftë me nevojat që kanë qytetarët dhe personeli në QKMF qoftë edhe me problemet sa i përket resurseve humane”, ka thënë ai.

I pyetur se kur do të dalin rezultatet e analizave për të mësuar shkakun e helmimit, Vitia nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë, duke thënë se disa rezultate dojnë kohë.

“Një pjesë e rezultateve ka dal, një pjesë po pritet sepse për disa rezultate don kohë, një pjesë e rezultateve do të dërgohen edhe jashtë vendit”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz