BallinaLajmeTë shtëna me armë në një aheng familjar në Vushtrri, Policia i...

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Vushtrri, Policia i shkon në shtëpi 52-vjeçarit

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Në orët e mbrëmjes të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë – Vushtrri.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë dhe disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe  ’’armëmbajtje pa leje’’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz