back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKëta janë dy gjakovarët që dyshohet se grabisnin banesa në Ksamil

Këta janë dy gjakovarët që dyshohet se grabisnin banesa në Ksamil

Të ngjajshme

Policia e Sarandës mbrëmë njoftoi se ka shkatërruar një grup kriminal, ku persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabisnin banesa në Ksamil.

Në pranga kanë rënë Nderim Ndreca e Hile Memehaj, të dy nga Gjakova, të cilat ishin pjesëtarë të grupit, ndërkohë që është shpallur në kërkim Getoar Mulliqi, edhe ky nga Gjakova.

Po ashtu është arrestuar edhe organizatori i vjedhjeve, Vangjel Pella, i cili është pronar i një hoteli të njohur në Ksamil. Pella nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më parë ka qenë i dënuar për pedofili

Në këto pamje shfaqen dy grabitësit me maska dhe doreza teksa ecin afër murit të banesës. Në një moment ata pikasin edhe kamerat e sigurisë dhe i thyejnë me shkop.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz