back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?

Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh?

Të ngjajshme

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lilës

Ademi Kusari, babai i politikanes së njohur kosovare, Mimoza...

Deri në 40 minuta po zgjasin pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufriti ka bërë përditësimin...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet.

- Advertisement -

Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiq tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug, transmeton Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz