back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePamje nga incidenti mes Policisë dhe Faik Fazliut të Veteranëve

Pamje nga incidenti mes Policisë dhe Faik Fazliut të Veteranëve

Të ngjajshme

A e dini pse “Deti i Vdekur” ka këtë emër?

Shpesh e keni dëgjuar si emer “Deti i Vdekur”,...

Ronela Hajati dhe Pintat bashkë në një projekt muzikor

Ronela Hajati ka bashkuar forcat me dy prej emrave...

Kim Kardashian feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Kim Kardashian po feston sot ditëlindjen Kim ka mbushur plotë...

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.

Sipas Policisë, zyrtari policor ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes gjatë arrestimit të Fazliut.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit inicohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti eshte nën hetime”, ka thënë Osmanollaj./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz