back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVuçiq flet për përplasjen me Osmanin: Do të jetë e vështirë

Vuçiq flet për përplasjen me Osmanin: Do të jetë e vështirë

Të ngjajshme

BE dënon sulmin izraelit në Katar, pritet fjalimi i Von der Leyen

Nëse ka një krizë tmerrësisht përçarëse në Europë, është...

Ronaldo s’kishte fanellë për Szoboszlain, ia premtoi për muajin e ardhshëm

Nuk ishte nata e tij. Dominik Szoboszlai ia dhuroi...

Qalaj-PDK: S’do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e...

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një market në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se nuk iu nënshtrua presidentes Vjosa Osmani në asnjë çështje për të cilën shefja e shtetit të Kosovës insistoi në Samitin “Brdo-Brijuni” që u mbajt dje në Slloveni.

Vuçiq deklaroi se ai është i shqetësuar për të ardhmen e dialogut, sepse në gjithçka që dëgjoi nga takimi i djeshëm tha se nuk kishte asgjë racionale, raporton Tanjug.

“Vazhdimi i dialogut është një çështje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të jemi të gatshëm për të biseduar, për të marrë pjesë gjithmonë në dialog, por pas asaj që dëgjova sot, e cila është agjenda e gjithë qeverisë së Prishtinës, unë jam shumë i shqetësuar, sepse nuk ka asgjë racionale atje”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel, kur u pyet se si e sheh të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq tha se disa përfaqësues të vendeve që ishin ndër të parët që e njohën Kosovën i thanë atij se ata nuk i kuptonin kërkesat e Osmanit.

“Unë mund t’u them njerëzve se sa e vështirë është situata dhe pozicioni ynë dhe si të tjerët duan ta paraqesin atë… Do të jetë e vështirë”, tha Vuçiq.

I pyetur se për çfarë insistonte presidentja e Kosovës në takimin e djeshëm, Vuçiq tha se ajo së pari foli për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, ndaj të cilës deklaratë thotë se ai reagoi duke kundërshtuar.

“Çështja e dytë ishte liberalizimi i vizave. Ne thamë që nuk ka probleme, por që Kosova nuk mund të shkruhet sepse nuk e njohim, ose duhet të qëndrojë me një yll. Ata nuk deshën. Ata këmbëngulën në diçka që nuk ishte shkruar, për të refuzuar ndryshimin e kufijve dhe kufijtë që ata imagjinuan të merren si të mirëqena”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz