back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeRidvan Berisha: Po të kishin pa arkivolin tim, dikur votuesit e VV-së...

Ridvan Berisha: Po të kishin pa arkivolin tim, dikur votuesit e VV-së do të aplaudonin për Kurtin

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...
- Advertisement -

Ridvan Berisha, gazetar, ka thënë se është linçuar nga Lëvizja Vetëvendosje dikur, si dhe është kërcënuar nga votuesit e saj si rezultat i një fotografie të tij.

Berisha, në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7, duke komentuar deklaratat për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK’së, Kadri Veselit, ka treguar edhe arsyen përse nuk ka simpati për VV’në.

- Advertisement -

“Ajo [deklarata për Thaçin e Veselin] ma tepër ka qenë për efekt publik dhe unë e du së pari familjen time, e vendin tem, por me z. Kurtin ndaj personalisht eksperienca jo të mira, jo me të, por me partinë e tij. Me muaj të tërë për konferenca shtypi, për sa kohë që zyrtarët e VV’së, bashkë me PSD’në e sotme. Më kanë mbajte në fotografi bashkë me disa të tjerë, duke ftu në njëfarë mënyre linçim të hapur publik, me tonalitet kërcënimi dhe si rezultat i asaj fotografie, votuesit e tij pafundësisht na kanë linçu. Jam i bindun që po ta kishin pa arkivolin tim do të kishin aplaudu për z. Kurti”, ka thënë ai.

“Jo bre, dëgjo, kjo tash na bona skena, qysh me prodhu lajm e sene. Ata që më njohin e dijnë që unë e du kampin e luftës dhe nuk kom hezitu asnjëherë me e shprehë në tavolina edhe në publik, për sa kohë sa nuk vendosi në RTK. Por, sa kam qenë pjesë e administrimit e planifikimit editorial, besoj që jom kujdes maksimalisht që kjo bindje personale, të mos reflektohet në moderim dhe përmbajtje të emisioneve”, ka deklaruar tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz