BallinaLajmeVendos Qeveria: Kontrolli i naftës kthehet në Doganë

Vendos Qeveria: Kontrolli i naftës kthehet në Doganë [dokument]

Të ngjajshme

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se kontrolli i naftës kthehet në Doganë. Kësisoj, sipas saj, kështu vendoset ligjshmëria.No photo description available.

“Falë punës së mirë ekipore në MINT, sot mora vendim për të anuluar dispozitat kyçe të Udhëzimit administrativ (MTI) nr. 09/2020 për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, i cili jashtëligjshëm ka bartur kompetencën e kontrollit të konformitetit të karburanteve nga Dogana e Kosovës te kompanitë private të lidhura me ish-pushtetarët.

Përveç autoritetit ligjor, Dogana ka kapacitetet më të larta për të kontrolluar cilësinë e naftës dhe derivateve dhe për të mbrojtur tregun dhe konsumatorin në Republikën e Kosovës. Laboratori i Doganës, që u mbyll kundërligjshëm nga ish-ministri, është investim mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit. Vendimi i sotëm siguron sundimin e ligjit dhe mbron kontributin e tatimpaguesve.

Vendimi i plotë, me arsyetimin e hollësishëm, botohet në Gazetën Zyrtare dhe në sajtin e Ministrisë: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,40

Në ndërkohë, kam emëruar një grup punues që do të përmbyllë hartimin e Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Republikën e Kosovës. Ne do të angazhohemi që ky projektligj t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës brenda 100 ditëve të para të qeverisë Kurti II”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz