back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeQeveria anulon kontratën skandaloze për dhënie me qira të tokës së Vicianumit,...

Qeveria anulon kontratën skandaloze për dhënie me qira të tokës së Vicianumit, qiraja ishte vetëm 2120 euro

Të ngjajshme

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Qeveria e Kosovës ka anuluar kontratën e shumëpërfolur, ku toka e Shërbimit Korrektues i ishte dhënë një personi.

Në këtë pjesë kishte qenë i ndërtuar hotel “Vicianumi”, ndërsa aty pritej të ndërtohej një qendër e madhe tregtare, shkruan Jepi zë.

Një hapësirë mbi 2 hektarë të paguar për vetëm 2120 euro në muaj nga pronari, pritej të lëshohej me qira për kompani tjera, ndërsa fitimi i pronarit të ri planifikohej të ishte shumëfish më i madh.

Njoftimin për anulimin e kontratës e ka dhënë zv.ministri i drejtësisë, Blerim Sallahu.

Postimi i plotë:

Sot, njëanshëm kemi anuluar kontratën kriminale përmes së cilës persona të papërgjegjshëm kanë dhënë në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë, personit juridiko privat pa asnjë bazë ligjore, gjithësej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katëror.
Po ashtu kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish Ministrit Selim Selimi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Dhe krejt në fund kemi dorëzuar kërkesën në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit për shkak të shkeljes së rëndë të detyrave të punës.
Nuk mund dhe nuk duhet të tolerojmë shkelje të ligjit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz