BallinaLajmeMinistri i Jashtëm i Serbisë ankohet në Këshill të Sigurimit që Kurti...

Ministri i Jashtëm i Serbisë ankohet në Këshill të Sigurimit që Kurti ia dha Listës Serbe vetëm një ministri

Të ngjajshme

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq në seancën e Këshillit të Sigurimit është ankuar se qeveria e Albin Kurtit i ka dhënë Listës Serbe vetëm një ministri. Selakoviq tha poashtu se paraqitja e flamurit të Kosovës nga kryediplomatja Donika Gërvalla është abuzim me seancën virtuale të takimit.

“Ky është një abuzim me video-formatin, një abuzim i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe është cenim i rregullave të OKB-së”, tha Selakoviq.

Ai tha se pas zgjedhjeve qeveria e re nuk i ka dhënë Listës Serbe dy ministri por vetëm një.

“Ekstremizmi i shqiptarëve në Kosovë nuk është duke u ulur por duke u rritur, një numër i madh i serbëve është privuar nga mundësia për të zgjedhur deputetët e tyre duke larguar nga lista e votuesve një numër të madh të votuesve. Presioni politik ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve duke pamundësuar që përfaqësuesit të kenë dy ministri nga qeveria e re por vetëm një”, tha ministri i jashtëm serb.

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancën virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron gjatë kësaj seance.

Zahir Tanin, Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral në fjalën e tij përmbledhi ngjarjet e gjashtë muajve të fundit, si zgjedhjet e fundit parlamentare, zgjedhjen e presidentes dhe situatën me pandeminë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz