BallinaLajmePolici serb i Kosovës shpërndan postimin ku UÇK-ja cilësohet si ushtri kriminale

Polici serb i Kosovës shpërndan postimin ku UÇK-ja cilësohet si ushtri kriminale

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Më 9 prill u bënë 22 vjet nga Beteja e Koshares, që cilësohet si një nga betejat më të suksesshmet të luftës së Kosovës.

Për këtë betejë, në çdo përvjetor vazhdojnë të shkruajnë edhe serbë. Një faqe në Facebook e quajtur Graçanica-Kim së fundmi ka publikuar një shkrim rreth betejës së Koshares ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës etiketohet si ushtri kriminale, shkruan Reporteri.

“Njëzet e dy vjet më parë, filloi beteja e Koshares. Beteja në kufirin jugosllavo-shqiptar që zgjati 67 ditë, një betejë që mori 108 jetë, vëllezër, heronj të Obiliqit. Një nga betejat më të vështira në historinë e fundit të ushtrisë serbe që u bë simbol i mbrojtjes së atdheut. Të Premten e Madhe, atë 9 Prill, forcat kriminale të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e rregullt e Shqipërisë dhe NATO-s e udhëhequr nga Amerikanët, të cilët dhanë mbështetje ajrore, filluan një ofensivë të madhe në karaulën e Koshares, në kufirin e atëhershëm të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Armiku në atë kohë ishte shumë herë më superior, kështu që rreth 1500 ushtarë serbë u mbrojtën nga sulmi i hordhive, të cilat numëronin midis 5,000 dhe 6,000 shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e publikuar nga kjo faqe.

Këtë shkrim ku UÇK cilësohet si ushtri kriminale e ka shpërndarë edhe një polic serb i Kosovës.

Aleksandar Trajkovic edhe në përshkrimin e tij e tij në Facebook ka të shkruar se punon si polic në Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se disa zyrtarë policorë janë suspenduar për arsye të postimeve apo komenteve që i kanë bërë në rrjetet sociale, e që është vlerësuar se mund të dëmtojnë imazhin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz