back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i...

Albin Kurti: Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi

Të ngjajshme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje...

E veshur shkurt dhe provokuese, Luana ‘ndez’ rrjetin me imazhet e fundit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të dashura...

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje...

Tifozët e Arsenal pranojnë se kishin gabuar për një transfer pas fitores ndaj Forest

Arsenali u përball me Nottingham Forest. Tifozët e Arsenalit kanë...

U godit nga lisi, vdes një burrë në Ferizaj

Një burrë ka humbur jetën në Manastric të Ferizajt,...

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, për gjithë myslimanët kudo që janë.

Kurti ka thënë se agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike.

“Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi”

Postimi i plotë nga Kurti:

Sonte fillon Ramazani, muaji më i veçantë i fesë islame. Për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin.

Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin.

Edhe sivjet Ramazani na gjen në rrethana të rënduara të pandemisë, që vazhdon të marr jetë njerëzish anembanë globit.

Dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar, do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të më të dashurve tanë nga virusi i rrezikshëm.

Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz