back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMusliu e PDK-së: Kurti ta gjej një kandidat tjetër, fati i Kosovës...

Musliu e PDK-së: Kurti ta gjej një kandidat tjetër, fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit, meqenëse, siç ka thënë, deputetët e opozitës janë kundër Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka thënë se fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i “Egos se Vjosës”.

“Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës”, ka shkruar Musliu.

Sa herë që Vjosa Osmani është konfrontuar me Kushtetutën, ajo e ka shkelur atë me të dy këmbët. Juristja e „famshme“ e kontestoi edhe sistemin tonë politik, demokracinë tonë parlamentare.

Presidenti i vendit zgjedhet nga Parlamenti.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues.

A na duhet një Presidente që nuk e përfillë Kushtetutën e vendit?

Pra, Vjosa Osmani, përveç se nuk e përfillë kushtetutën, ajo shquhet edhe për një qasje përçarëse dhe arrogante.

Albin Kurti, e ka për obligim që deputetëve të Kuvendit t‘i prezentoj një ofertë serioze përmes një kandidati unifikues.

Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz