back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeNënkryetarja e VV-së paralajmëron masa adekuate: Nuk ka efekt nëse mbyllen lokalet...

Nënkryetarja e VV-së paralajmëron masa adekuate: Nuk ka efekt nëse mbyllen lokalet në mbrëmje

Të ngjajshme

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki në “Favorit”: Suedia ka përparësi

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ishte në një lidhje...

Foda: Duam t’i kënaqim tifozët

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë...

Çfarë ditëlindje! Surpriza e Luanes kushtoi mbi 75-mijë euro

Prej disa ditësh, kryetemë e medias rozë janë befasitë...

Trump i jep ‘paralajmërimin e fundit’ Hamasit që të pranojë marrëveshjen e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën paraqiti atë...

Zgjedhjet lokale/ Sot filloi regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar regjistrimin...

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se do të ketë masa adekuate për situatën epidemiologjike në vend.

Kollçaku tha se nuk ka efekt të mbyllen lokalet pas orës 18:00, nëse gjatë ditës janë të stërmbushura.

Ajo shtoi se për të luftuar pandeminë duhet të fuqizohen inspektoratet.

“Ju e dini që gjatë ditës lokalet janë të stërmbushura. Nuk ka efekt nëse në mbrëmje mbyllen lokalet. Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike, por askush nuk do të vendos krye në veti. E kuptojmë që një mbyllje tjetër dëmton ekonominë”, tha ndër të tjera Kollçaku në RTV Dukagjini.

Ajo tha se në rast të një mbyllje eventuale do të ketë edhe masa të tjera mbështetëse.

“Do të mirren ato masa që janë të nevojshme. Ka qenë një frikë e madhe para se me ardhë qeveria Kurti se do të mbyllemi. Çkado që do të ndodhë do të ketë edhe masa mbështetëse. Edhe një mbyllje eventuale do të kërkojë masa të tjera mbështetëse”, shtoi Kollçaku./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz