back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePas infektimit me Covid, Çun Lajçi: I ruajta paratë me ble një...

Pas infektimit me Covid, Çun Lajçi: I ruajta paratë me ble një iPhone 12, tani menxi me dalin për ilaçe

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi me anë të statuseve në Facebook, po e tregon gjendjen e tij shëndetësore.

Pas infektimit me Covid, ai tregoi që ka kursyer para për tetë muaj rresht, në mënyrë që të blejë një iphone.

Duket se shërimi nga ky virus po i kushton shumë, saqë ceku që asgjë nuk qenka më e rëndësishme se shëndeti.

Postimi i plotë:

O po iu shkruej që t’qeshni me mua,

-jo për tjetër

e ta dini se sa hajvan jam!

Edhe kësaj i thonë burrni!

*

Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!

Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!

U bana ma shumë se gjakovarê!

A dini pse?

Sepse jam hajvan!

Jam i dashunuem n’teknikë si t’isha fëmijë!

Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistëve çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje, bani bashkë paret e bleje thiun!

Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka.

Merri paret i thashë vetës, o thi hajvan, se tybe s’të dalin për ilaçe!

Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!

Pasha Zotin nuk iu rrejta, qashtu ndodhi!

Mehesap krejt i marrë jam!

Dardani, 01.04.2021.

Të Fundit

Sport

ShowBiz