back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeSigurohen pamjet, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar jetët e...

Sigurohen pamjet, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar jetët e punëtorëve

Të ngjajshme

E dhimbshme, këngëtares shqiptare i vdes nëna

Anjeza Branka ka ndarë lajmin e trishtë se mamaja...

Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë, George Gerapetritis,...

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Top Channel ka sigurua videon e momenteve të fundit të Arjan Salës, i cili vrapon për t’u futur në magazinën që ishte përfshirë nga flakët. Siç shihet në videon e siguruar nga TCH, Arjani njoftohet në radio nga kolegët e tjerë që në magazinë ka rënë zjarr.

Ai menjëherë vrapon për në vendin e ngjarjes ku edhe ka evakuar mbi 20 punonjës që ishin të pranishëm në magazinë.

Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombolë dhe tentoi ta fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dilte. Siç shihet në pamje, Arjani është i vetmi që nuk kthehet më, pasi hyri brenda magazinës.

Arjan Sala tashmë i shpallur Dëshmor i Atdheut, humbi jetën si pasojë e flakëve dhe tymit në magazinë të mërkurën e shkuar, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm tri ditë më vonë, për shkak se ishte e pamundur për zjarrfikësit që të ndërhyhej.

Gjatë një matjeje të temperaturës nga zjarrfikësit u raportua se kishte shkuar mbi 900 gradë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz