back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajme24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i Spitalit pasi rezultoi me Covid-19

24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i Spitalit pasi rezultoi me Covid-19

Të ngjajshme

Dogana ndalon mallra të falsifikuara “Gucci”, “Louis Vuitton”

Zyra Doganore në Prishtinë ka realizuar një sërë aksionesh...

Pothuajse 50 furra buke mbyllen çdo vit në Zvicër

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e...

Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një i ri 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një prej godinave të spitalit.

Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për covid-19. Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin.

Mësohet se 24-vjeçari nuk ka qenë i shtruar në spital. Së bashku me babanë e tij ata kanë hyrë në godinën e analizave ku dhe më pas është hedhur.

Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës, raporton Top Chanel.

Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz