back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeGrenell godet Kurtin për ambasadën në Izrael: Anti-amerikani, ekipi i Biden duhet...

Grenell godet Kurtin për ambasadën në Izrael: Anti-amerikani, ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi i presidentit amerikan, Donald Trump, Richar Grenell, ka shpërndarë shkrimin e gazetës izraelite, ku shkruan se pas presionit të Turqisë, Kosova mbase e kthen vendimin për Ambasadë në Jerusalem, ndërsa ka kritikuar ashpër liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Grenell ka shkruar se lideri i ri i Kosovës, anti-amerikani Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA’ve të propozuara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.Ndërsa ka theksuar se ekipi i Biden duhet ta ndaloj këtë.

“Lideri i ri i Kosovës i krahut të majtë dhe ant-amerikani, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave të SHBA’ve të propozuara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë …. @jakejsullivan”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ky reagim nga Grenell vjen pasi që lideri i VV’së, Albin Kurti pas takimit që kishte me ambasadorin turk, ka premtuar se do të rishikoj edhe njëherë marrëveshje ne Washingtonit dhe vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Të Fundit

Sport

ShowBiz