back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSchutz reagon lidhur me vizitën e Lajçakut në Kosovë

Schutz reagon lidhur me vizitën e Lajçakut në Kosovë

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Zyrës së Jashtme Gjermane, Susanne Schutz, e ka vlerësuar angazhimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që të dy palët të angazhohen në dialog.

“E vlerësoj lart Emisarin Lajcak për përpjekjet e Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. E rëndësishme është që të dy palët të angazhohen plotësisht dhe me mirëbesim”, shkroi ajo në Twitter.

Lajçak mbërriti dje në Kosovë, ku u takua fillimisht me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ndërkaq sot, ai e nisi ditën duke u takuar me u.d. të presidentes, Vjosa Osmani në Presidencë. Pastaj, ai u takua me përfaqësuesit e partive tjera politike, PDK, LDK e AAK. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz