back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMbi 700 minatorë futen në grevë

Mbi 700 minatorë futen në grevë

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Minatorët e Stan Tërgut dhe ata të Artanës, kanë hyrë sot në grevë për shkak që nuk janë paguar për punën që kanë bërë gjatë muajit janar dhe shkurt, raporton Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që ata po futen në grevë, pasi probleme me paga kanë patur edhe më herët.

Edhe sot ata janë të vendosur se nuk do të ndalen derisa të marrin pagat e muajit janar e shkurt.

Lajmin për fillimin e grevës e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani.

Ai ka thënë se ndërrimi i parë nuk ka filluar punën sot, derisa pret të njëjtën gjë edhe nga ndërrimet tjera.

“Po shumë e vërtetë është që kemi hyrë në grevë. Ndërrimi i parë sot nuk ka punuar. Trepqa i ka 750 punëtorë. Disa janë edhe në ndërrime tjera, dhe presim që edhe ata njëjtë të mos punojnë. Arsyeja është paga. Ne nuk kemi marrë paga për janar e shkurt, andaj të gjithë kanë hyrë në grevë, nuk do të punoj askush”, ka thënë ai për Express.

Osmani ka thënë se ka buxhet të ndarë për pagat e tyre, por që minatorëve nuk u janë ndarë mjetet. Për këtë ai thotë se nuk do ta ndalin grevën derisa të paguhen për punën që kanë bërë.

“Mjetet për minatorët janë. Ne kemi kërkuar edhe prej menaxherit përgjigje për këtë. Kanë mundur të na transferojnë mjetet pasi mjetet janë të ndara, por nuk na janë transferuar. Atë moment që do të dalin mjetet ne do ta ndalim grevën”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz