BallinaJetëNuk keni pse harxhoni shifra të çmendura tek dentisti, këto 3 mënyra...

Nuk keni pse harxhoni shifra të çmendura tek dentisti, këto 3 mënyra natyrale zbardhin dhëmbët menjëherë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Mund të keni flokë të bukur, lëkurë të shëndetshme e të shndritshme, thonj të fortë, por kur vjen puna për të hapur gojën stepeni pasi dhëmbët tuaj të verdhë nuk janë aq të këndshëm për t’u parë. Në rastin më të keq shoqërohen edhe me një erë aspak të këndshme që do të donit ta evitonit sa më parë.

Megjithatë, zbardhja e dhëmbëve jo gjithmonë është aq e lirë sa mund të mendoni, përkundrazi përdorimi i aparaturave me pulsim lazeri mund të dëmtojë seriozisht smaltin e dhëmbëve dhe nervat përkatës. Living sjell për ju në artikullin e mëposhtëm tre truke të shpejta që do ju shpëtojnë një herë e mirë nga ky shqetësim:

1.Qumësht pluhur + pastë dhëmbësh (1-2 herë në javë)

Qumështi i pluhurit është një ndër produktet që ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse. Mbi furçën e dhëmbëve vendosni pastën e zakonshme dhe një shtresë qumësht pluhur dhe lani dhëmbët si zakonisht.

2.Sodë buke + lëng limoni (1 herë në javë)

Vendosni sodë buke mbi furçën e dhëmbëve dhe shtoni disa pika lëng limoni. Fërkoni dhëmbët si zakonisht dhe shpëlajini në fund me ujë të ftohtë.

3.Kripë deti + lëng limoni + pastë dhëmbësh (1-2 herë në javë)

Bashkoni një gjysmë luge çaji kripë deti me disa pika limoni dhe fërkoni fillimisht dhëmbët me këtë përzierje. Më pas bëni një larje të dytë me pastën e dhëmbëve. Do të habiteni me rezultatin e përftuar brenda pak minutash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz