back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKërkohet ndihmë urgjente për 20 vjeçarin nga Drenasi, është diagnostikuar me leukemi...

Kërkohet ndihmë urgjente për 20 vjeçarin nga Drenasi, është diagnostikuar me leukemi akute

Të ngjajshme

Mirsad Musaj Leku, 20 vjeçar nga Komuna e Drenasit është diagnostikuar me leukemi akute dhe për shërimin e tij jashtë vendit i duhen 80 mijë euro.

Motra e Mirsadit, Mirlinda Leku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vëllanë e saj e kanë nisur me emergjencë për në shtetin turk për tu trajtuar, mirëpo siç tha ajo, Mirsadit i duhen një shumë e madhe parash që të trajtohet atje.

“Mirsadi vuan nga leukemia akute. Sot e kanë nisur me emergjencë për në Turqi. I duhen 80 mijë euro për shërim”, ka thënë ajo.

Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Mirsadin mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari bankare për transferë brenda Kosovës: 20-24-0001878086-56, si dhe për transferë jashtë vendit: XK 05 20-24-0001878086-56. Gjithashtu mund të kontaktoni dhe në këtë numër telefoni: 048/810-235.

Të Fundit

Sport

ShowBiz