back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme​Vazhdon rinumërimi i vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

​Vazhdon rinumërimi i vendvotimeve, procesi pritet të mbyllet nesër

Të ngjajshme

Janina Ymeri: Rritja 21% e rrymës pasojë e keqmenaxhimit, qeveria po zhvat qytetarët

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka komentuar rritjen e...

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim që sa më shpejt të shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, ka shtuar kapacitetet e numërimit në QNR, e po ashtu, edhe kapacitetet e shërbimit votues që po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Nga të dhënat e prezantuara gjatë së mërkurës, thuhet se janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve apo 161 nga 494 vendvotime për të cilat u mor vendim që të rinumëroheshin nga KQZ.

Arsyet për rinumërimin e këtyre 494 venvotimeve kanë të bëjnë me bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime.

Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve, sipas zyrtarëve të KQZ-së, pritet të përfundojë nesër.

Të Fundit

Sport

ShowBiz