back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi mbetet 'jashtë' Kuvendit, ja sa vota ka deri tani

Haki Abazi mbetet ‘jashtë’ Kuvendit, ja sa vota ka deri tani

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Haki Abazi mund të mbetet jashtë Kuvendit. Ai nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë deputet.

Edhe pse Vetëvendosje u rrit gati dyfish, votat e Haki Abazit u tkurrën.

Në këto zgjedhje ai ka garuar me numrin 19, kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishte i radhitur i teti.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, me 81 për qind të votave të numëruara deri tani ka vetëm 5 mijë e 15 vota. Kurse në zgjedhjet e kaluara ai kishte marrë 15 mijë e 896.

Reporteri.net nga burime në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit mëson se ai aktualisht është i 63 me radhë nga lista e Vetëvendosjes pa kriter gjinie.

Këtu nuk përfshihen vendvotimet që janë në rinumërim.

Kujtojmë se KQZ ka kthyer në rinumërim 494 vendvotime. Deri më tani janë rinumëruar 161 vendvotime dhe janë aprovuar 39 mijë vota nga diaspora, janë refuzuar 14 mijë të tjera.

Deri më tani janë rinumëruar rreth 33 për qind e vendvotimeve apo 161 nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz