Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.
Një lajm i mirë është për banorët e Drenasit, pasi gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me virusin korona, shkruan drenicapress.info
I prekuri me COVID-19 është nga fshati Llapushnik. /DrenicaPress/