back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeTë hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa...

Të hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa vendvotime

Të ngjajshme

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën...

Më 12 shtator, seanca e parë e Kuvendi të ri në Shqipëri, Begaj mesazh deputetëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar datën 12...

Aksident trafiku në Drenas, policia në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur në Drenas, afër marketit...

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile

Personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sot afër...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, pasi aktualisht është duke u bërë auditimi i disa votave, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë pas marrjes së raportit KQZ-ja do ta shqyrtoj dhe më pas do të vendoset.

“Ka vendvotime që janë duke ju nënshtuar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, tha Elezi.

Ai të shtunën në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që po zhvillohen në QNR, ka thënë se s’ka datë se kur do të bëhet shpallja përfundimtare e rezultateve, duke theksuar se një gjë e tillë s’mund të bëhet pa përfundimin e të gjitha procedurave.

Elezei ka treguar se në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve.

Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2 254 nga 2 547 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani nga 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janëë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëotime, ndërsa janëë refuzua rreth 4 950 zarfe me fletëvotime.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje. Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se nga 2 382 vendvotime janë proceduar në sistem të dhënat nga formularët e subjekteve politike për 2 247 vendvotime (94.33%) dhe të dhënat për formularët e kandidatëve për 1 814 vendvotime (76.15%).

“Edhe në skanimin e listës përfundimtare të votuesve, e cila ka shërbyer që votuesit të nënshkruhen në ditën e zgjedhjeve, ka progres të theksuar. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 2 292 vendvotime (96.22%). Siç e kemi bërë të ditur ky skanim është i domosdoshëm për të na sigruar nëse ka ose jo raste kur ndonjë votues ka votuar në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, ka thënë Elezi./EO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz