BallinaLajmeKQZ’ja tregon numrin e zarfeve me vota nga diaspora që janë refuzuar...

KQZ’ja tregon numrin e zarfeve me vota nga diaspora që janë refuzuar deri tash

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesimi i të dhënave të formularëve të rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve politike, skanimi i listës përfundimtare të votuesve, si dhe procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës, raporton Express.

Informacione se deri ku ka kanë shkuar procedurat ka dhënë zëdhënësi i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka thënë Elezi.

Ai ka folur edhe për arsyet e refuzimit të këtyre zarfeve.

“Disa prej këtyre pakove janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit. Po ashtu, në disa raste pakot janë dërguar nga votues të paidentifikuar (votim grupor); apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide”, ka deklaruar Elezi./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz