BallinaLajmeVdes nga COVID-19 ish-ushtari i UÇK-së në moshën 52 vjeçare

Vdes nga COVID-19 ish-ushtari i UÇK-së në moshën 52 vjeçare

Të ngjajshme

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Ka vdekur nga Covid-19 në moshë 52 vjeçare, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Hoti.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Shumë e dhimbshme vdekja e Hasan Ali Hotit, ushtarit sypatrembur të lirisë. E thërrisnim Cani i Ali Shabanit, e ai vinte nga një familje me trashëgimi të pasur morale e atdhetare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Latifit:

Cani iku shumë herët, në moshën 52-vjeçare, dhe keqardhja e dhembja janë të patreguara. Para fillimit të luftës kryente detyra specifike në Lëvizjen ilegale, ndërsa gjatë luftës ishte pjesëtar i njësiti elitar të LKÇK-së e më pas të UÇK-së. Nuk ia përtonte të ndërmerrte rreziqe e rrugëtime të mundimshme për të furnizuar me materiale lufte bashkëluftëtarët.

I dashur dhe i hareshëm me miq e shokë, por i ashpër e i pa kompromis me armikun. Aktivitetin luftarak, si pjesë aktive e njësitit të gatishmërisë së përhershme luftarake në Ratkoc e Anadrini, e përfundoi me nder e krenari në Koshare, ku si pjesëtar i njësitit “Delta” thyen gardhin e hekurt që i ndante shqiptarët. U kthye triumfalisht në vendlindje dhe vazhdoi jetën familjare me përkushtim. Ishte i respektuar dhe dinte të respektonte vlerat. Do të na mungojnë shakatë e tij të sinqerta e miqësore dhe dashamirësia e Canit.

Ngushëllimet e mia familjes së Canit më duken të pamjaftueshme për të shprehur dëshpërimin e madh që ndjej në këto çaste.
Pushoftë në paqen e përjetshme Cani ynë! Dritë pastë shpirti YT!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz