BallinaLajmeKryetari i kësaj partie ankohet se i kanë vjedhur vota në Skenderaj

Kryetari i kësaj partie ankohet se i kanë vjedhur vota në Skenderaj

Të ngjajshme

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në kuadër të...

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi, nuk është i kënaqur as kësaj radhe me votat që mori duke thënë se sërish iu vodhën ato.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar dëshmi se si ju vodhën votat.

Ai ka thënë se kësaj radhe votat iu vodhën në një qendër votimi në Skenderaj.

“Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.

Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.

Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.

Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota.”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i tij:Ja dëshmitë se si u vodhën votat e FJALËS! Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skënderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota. Këto dëshmi i kemi siguruar vetëm nga një vendvotim.Kosova i ka 2382 vendvotime. Vetëm imagjinoni se sa kanë mundur të na dëmtojnë në 2382 vendvotime, e gjithë kjo ngase padrejtësisht KQZ-ja nuk na ka lejuar të kemi komisioner për mbrojtjen e votës tonë. Ne FJALA kemi hartuar ankesën dhe në këto çaste jemi duke e dërguar në PZAP për ta dëshmuar vjedhjen ( mosregjistrimin) e votave tona. Gëzim Kelmendi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz