Kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka falënderuar të gjithë sipmatizantët e PDK’së për angazhimin dhe përkushtimin gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovës, transmeton Drenicapress
“I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.
Do të jemi bashkë gjithmonë! SL” shkruan ndër të tjera Lushtaku. /DrenicaPress/
Të dashura struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Dua që të falënderoj nga zemra të gjithë Ju, për punën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore dhe për besimin që i keni dhënë PDK-së në zgjedhjet e djeshme.
I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.
Do të jemi bashkë gjithmonë! SL