back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmePacolli demanton lajmet se janë të hapur për bashkëpunim me VV-në: AKR...

Pacolli demanton lajmet se janë të hapur për bashkëpunim me VV-në: AKR qëndron në opozitë

Të ngjajshme

Rikthim i çmendur i Cityt në “Anfield”, fiton në mënyrë spektakolare

Liverpooli i bëri konak sot Manchester Cityt në kuadër...

Aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe...

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë...

Barazon City, shënon Bernardo Silva

Manchester City ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Është...

Tjetër gol në “Anfield”, City barazon rezultatin ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit...

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka demantuar lajmin se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se këto lajme janë të pavërteta dhe se AKR do të qëndrojë në opozitë që nga fillimi, shkruan Reporteri.net.

Ai po ashtu ka deklaruar se partia e tij ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt dhe të krijohen institucionet e reja.

Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, fituese doli partia e Albin Kurtit me 47,88%, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u radhitën PDK me 17,36% dhe LDK me 13,08% të votave.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së me 99.16% të votave të numëruara, AAK do të jetë partia e katërt dhe e fundit shqiptare në legjistalutrën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi që edhe siç pritej, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhore pasi ka marrë vetëm 2,58%.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta.

AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi).

AKR do të qendron ne opozitē qe nga fillimi!

Të Fundit

Sport

ShowBiz