BallinaLajmeZyrtari i LDK’së: Urime VV’së, deputetët tanë duhet t’ia bëjnë Vjosës kuorumin...

Zyrtari i LDK’së: Urime VV’së, deputetët tanë duhet t’ia bëjnë Vjosës kuorumin për presidente

Të ngjajshme

Reali përshendetet me titullin, ndalet edhe nga Girona

Real Madrid duket se ka humbur tashmë shpresat për...

Jim Jarmusch: “Nuk jam regjisor komercial – as profesionist i mirëfilltë”

Regjisori amerikan Jim Jarmusch ka qenë një nga figurat...

Të shtëna me armë në Ferizaj, plagosen dy persona

Një incident ka ndodhur rreth ors 22:00 në rrugën...

Roma merr tre pikë ndaj Pisas, shkëlqen Malen, shënon hat-trick

Roma ka marr tre pikë të rëndësishme, të cilat...

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit që e radhisin të parën Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Rugova përmes Facebook-ut, në tri pika ka shkruar për fitoren e LVV-së dhe radhitjen e LDK-së në vend të tretë.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se uron që Albin Kurti të mbajë premtimet e të mos viktimizohet më tutje.

Sa për Vjosa Osmanin, ai shton se mendon që deputetët e LDK-së duhet të rrijnë në sallë që t’ia bëjnë kuorumin që e njejta të zgjidhet presidente.

“ Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më. Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para”, ka thënë ai.

“I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë. Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura. Le të reflektojmë, le të veprojmë dhe le të kthehemi më të fuqishëm se para. LDK është pasuri fundamentale e këtij populli”, tha Rugova./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz