back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeElezi: Zgjedhjet kaluan mirë dhe pa asnjë incident

Elezi: Zgjedhjet kaluan mirë dhe pa asnjë incident

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në bazë të raportimeve të pranuara në dhomën operative të KQZ-së e formuar bashkë me policinë e Kosovës dhe Prokurorinë, procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur incidente, njofton Klan Kosova.

Duke folur nga QNR-ja, Elezi tha se deri më tani janë procesuar rreth 99% e rezultateve të vendvotimeve.

“Kanë mbetur pa u proceduar diku rreth 40 vendvotimeve, të dhënat e të cilave do t’i ngarkojmë gjatë ditës së sotme në faqe. Proceci i numrit të fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje, në faqe janë shfaqur të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve”.

Elezi foli edhe për mungesën e fletëvotimeve të atyre që kanë dashur të votojnë me kusht.

“Kemi parë dje raportime sa i përket mungesës së fletëvotimeve. Pse ndodh mungesa e zarfeve? Ka të bëjë me faktin se KQZ nuk mundet asnjëherë të planifikojë saktë se sa qytetarë do të shkojnë të votojnë me kusht. Teorikisht një vendvotim i dyfishtë do të mund të votonin të gjithë qytetarët me të drejtë vote, duke qenë kështu, atëherë është e pamundur të planifikojmë saktë se sa do të votojnë me kusht në një vendvotim prandaj mund të shfaqen mungesa të zarfeve”.

“Aktualisht në QNR është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor i përdorur dje në zgjedhje dhe ky material po pranohet kohë pas kohe nga çdo komunë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz