back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme“Dhëmbët t’i thej, pasha fmitë që i kam”, 40-vjeçari kanos komisioneren –...

“Dhëmbët t’i thej, pasha fmitë që i kam”, 40-vjeçari kanos komisioneren – ndërhyn policia

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Gjatë ditës së sotme policia ka pranuar një informatë për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje (komisionere), në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person 40-vjeç, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Ndërkohë në një video të publikuar nga kallxo.com, dëgjohet se si qytetari kërcënon komisioneren me fjalët:

“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.

“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz