Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Donjet Bislimi në përmbyllje të fushatës zgjedhore është takuar me përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në Komunën e Mitrovicës.
Bislimi i ka quajtur ata “patriota moden” të cilët ndikojnë direkt në rritjen e standardit jetësor dhe punësojnë shumë njerëz.
Ai ka premtuar se do të jetë zë i fuqishëm i tyre.
Postimi i plotë:
“Me bizneset e qytetit tonë, patriotat modern të cilët ndikojnë direkt në rritjen e standardit jetësor dhe punësojnë shumë njerëz.
Do jem zë i fuqishëm i juaji
#HoxhajKryeministër
#donjetbislimi110
#Rimëkëmbje