BallinaLajmeGjykatësit e Apelit në Speciale: Haradinaj po gënjen, argumentet e tij janë...

Gjykatësit e Apelit në Speciale: Haradinaj po gënjen, argumentet e tij janë pa lidhje

Të ngjajshme

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haraidnajt i është hedhur poshtë apelimi ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou për t’ia vazhduar paraburgimin në Hagë.

Në arsyet që trupi gjykues i ka rreshtuar në arsyetimin e hedhjes poshtë të ankesës së Haradinajt, konsiderohet se ish-pjesëtari i UÇK-së nuk i ka “sjellë si duhet para Panelit” pretendimet e tij lidhur me ndalimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i gjykatësve të Apelit brenda Gjykatës Speciale thotë se Haradinaj gënjeu, kur tha se ka ofruar argumente të hollësishme për ta kundërshtuar vendimin për mbajtjen e tij në paraburgim, raporton Gazeta Express.

“Për më tepër, pohimi i Haradinajt se ai bëri “argumente të hollësishme” mbi ligjshmërinë e paraburgimit të tij fillestar në parashtresat e tij por se Vendimi i kundërshtuar nuk arrin t’i adresojë ato, është mashtrues. Haradinaj nuk e sfidoi ligjshmërinë e arrestimit dhe ndalimin fillestar të tij dhe as më parë ai nuk ngriti ndonjë çështje të vonesës së panevojshme të paraqitjes para gjyqtarit të vetëm ose gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili si pasojë nuk vendosi për këto çështje. Prandaj, ai nuk mund të argumentojë në mënyrë të vlefshme se vendimi i kundërshtuar nuk ka arsyetuar këto pika”, thuhet ndër tjerash në arsyetimin e vendimit.

Apeli i Gjykatësve të Apelit brenda Speciales i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Haradinajt, duke konsideruar se argumentimi i tij në ankesë ka qenë i mangët.
Arggumentet e Haradinajt për ta arsyetuar ankesën e tij, Gjykata e Apelit brenda Speciales i konsideron “(i) argumente pa lidhje me vendimin e kundërshtuar ose argumentet e ngritura për herë të parë në apel; (ii) argumente që nuk arrijnë të identifikojnë gjetjet e sfiduara ose paraqesin gabimisht gjetjet; dhe (iii) thjesht pohime të pambështetura nga ndonjë provë, pohime të pazhvilluara, ose dështime për të artikuluar gabimet”.

Kësisoj, kolegji i gjykatësve të Apelit brenda Gjykatës Speciale ia ka refuzuar ankesën nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i cili ishte ankuar pasi Specialja kishte refuzuar ta lirojë atë me kusht.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova e kishte caktuar një trup gjykues të Gjykatës së Apelit në kuadër të këtij tribunali, për ta shqyrtuar një ankesë të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj. Trupi gjykues i përbërë nga tre gjykatës e ka shqyrtuar ankesën e Haradinajt, i cili e apeloi vendimin e gjykatësit Nicolas Guillou për t’ia vazhduar atij paraburgimin, duke e hedhur poshtë plotësisht.

Haradinaj u arrestua në Prishtinë më 25 shtator të vitit të kaluar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga gjykatësi një ditë më parë, dhe u transferuar në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 26 dhjetor.

Më 24 dhjetor të vitit që shkoi, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou urdhëroi vazhdimin e mbajtjes së Haradinajt në paraburgim dhe e refuzoi kërkesën e tij për ta mbajtur një seancë për këtë çështje. Në janar, Haradinaj e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit, që funksionon brenda Gjykatës Speciale. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz