back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKy është rusi që u arrestua nga Policia në Prishtinë, nuk dihet...

Ky është rusi që u arrestua nga Policia në Prishtinë, nuk dihet si ka hyrë në Kosovë e as pse ka ardhur

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Andrey Subbotin quhet rusi, tashmë i arrestuar, i cili kishte refuzuar ta lëshojë hotelin në të cilin ishte akomoduar.

Siç merr vesh Telegrafi, dyshimet për të rriten edhe më shumë, ngaqë të njëjtit ende nuk i janë gjetur dokumentet e identifikimit. Sipas të dhënave, nuk dihet se si ka hyrë në Republikën e Kosovës, apo se për çfarë motiveve ka ardhur.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se i njëjti nuk e kishte kryer as pagesën në hotelin ku po qëndronte.

Gjithashtu, mësohet se tashmë i arrestuari ishte duke qëndruar në një hotel në Prishtinë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull rus me shtetësi gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz