BallinaLajmeAvokati i Skender Krasniqit flet për seancën e sotme: Gjyqtari e pyeti...

Avokati i Skender Krasniqit flet për seancën e sotme: Gjyqtari e pyeti sa fëmijë i ki, përgjigja e tij ishte vaji

Të ngjajshme

Shembja e rrugës në Prishtinë: Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi...

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka folur për seancën e sotme të mbyllur që u mbajt sot.

Ramiz Krasniqi në “Frontal” të “T7” tregoj se çka ndodhi në seancë, transmeton Indeksonline.

“Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në seancë, ku Gjyqtari e pyet Skenderin sa fëmijë i ki. Përgjigja e tij ishte vaji.”

“Krejt çka ka më ka thënë është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale.”

“Aksidentalisht ka qenë vrasja, pasi që Skenderi ka qenë me Albertin tërë ditën me të.”

 

“Skender Krasniqi dhe Albert Krasniqi janë babë e bir, por raportet janë më të thella. Kanë qenë shumë shokë. Alberti i ka treguar çdo hall Skenderit.”

“Alberti ka pasur shumë halle, jo vetëm për shkak të tij, por edhe për shkak të shokëve të tij. Çdo problem i shokëve të tij, është zgjedhur përmes Albertit.”

“Alberti ka qëndruar, aq sa e di, në banesën e vet. Kohët e fundit ka qëndruar bashkë me Skenderin.”

“Skender Krasniqi më ka telefonuar menjëherë pas rastit. Megjithëse se unë jeton jashtë Prishtinës, ai vetëm se kishte shkuar në stacion. Më ka thënë eja shpejt se ka ndodhë diçka me Albertin.”

“I vetmi komunikim për këtë vepër është se e kam vrarë aksidentalisht. “

“Me të thënë të drejtën, nuk kam dashur ta lodhë Skenderin(në lidhje se si ka ndodhur vrasja).  Krejt çka ka thënë Skenderi është se e kam vrarë aksidentalisht.”

“Seancat janë të mbyllura në këto raste.  Nuk e ka këtë mundësi që të komunikoj me telefon”, tha ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz