back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaJetëKthejeni ballkonin tuaj në "qendër estetike" ja si ta përdorni Aloe Veran...

Kthejeni ballkonin tuaj në “qendër estetike” ja si ta përdorni Aloe Veran në varësi të llojit të lëkurës

Të ngjajshme

Deri në gjysmë ore pritje për hyrje në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë paradites së sotme...

“Visar Hoti, e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, analiza e Ymerit

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar lart kandidatin e...

Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e...

Besim Hasani: Edhe 2 ditë deri te vendimi për Kosovën

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet Besim...

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e 357-të...
- Advertisement -

Aloe Vera është bima e mrekullive jo vetëm përsa i përket lëkurës, por edhe të gjithë organizmit. Ajo ka në përmbajtjen e saj 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale. Për t’i përfituar të gjitha këto vlera ju duhet vetëm të merrni pak nga xheli i freskët që ndodhet në brendësi të saj dhe ta aplikoni në zonat ku ju dëshironi të shikoni përmirësime. Gjithsesi në këtë artikull AgroWeb ju tregon tre mënyra se si ta kombinoni Aloe veran për çdo tip lëkure.

Trajtim për lëkurë të thatë

- Advertisement -

Për këtë trajtim ju duhen vetëm tre përbërës që mund t’i gjeni lehtë kudo. 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë vaj ulliri. Përziejini të gjitha këta përbërës në një enë ose në misker në mënyrë që xheli i aloes të shkrihet plotësisht e më pas vendoseni maskën në fytyrë dhe qafë në mënyrë të njëtrajtëshme. Lëreni të thahet paksa e të veprojë për 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Trajtim për fytyrë mikse

Njëjtë si më lart edhe për këtë trajtim do ju duhen vetëm tre përbërës. Në një enë përzieni 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë gjelle mjaltë dhe gjysmë banane. Hidhini të gjitha në misker dhe përzieni derisa të formohet një masë kremoze. Vendoseni atë në fytyrë dhe qafë për 15 minuta e në fund shpëlajeni me ujë dhe sapun.

Trajtim për fytyrë me yndyrë

Merrni xhelin e aloes në 1 lugë gjelle, përziejeni me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle kos. Mundohuni të arrini një masë sa më kompakte dhe të gjithë përbërjen vendoseni në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 15-20 minuta e më pas shpëlajeni maskën me ujë dhe sapun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz