back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeMinistri serb i Kosovës vaksinohet në Serbi

Ministri serb i Kosovës vaksinohet në Serbi

Të ngjajshme

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Presidenti francez, Emanuel Macron, distancoi vendin e tij nga...

Liridon Leci reagon pas shkarkimit nga Liria: Largohem me kokën lart

Ish-lojtari i mirënjohur kosovar dhe tashmë ish-trajneri i Lirisë,...

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq është vaksinuar sot në Serbi.

Ai ka marrë atje vaksinën kundër virusit Covid-19, teksa në rrjetin social në “Facebook”, ka ndarë edhe fotografi nga ky moment.

“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendet e tyre”, tha Jevtiq, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli.

Jevtiq i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka preferuar që ta zgjedh Serbinë si vendi kur do të vaksinohet kundër Coronavirusit.

Kujtojmë që në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat kundër Coronavirusit. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz