back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKomuna merr vedim, për fëmijën e parë të posalindur ndahen 180 euro,...

Komuna merr vedim, për fëmijën e parë të posalindur ndahen 180 euro, të dytin 200, të tretin 250

Të ngjajshme

Behrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi nga Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas krëkesës...

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj...

Ai Weiwei: Kthimi në shtëpi, censura dhe epoka e mbikëqyrjes

“U tremba kur u ktheva në Kinë? Jo.” Kështu...

Në seancën e Kuvendit të Komunës së Klinës, kanë marrë vendim nga të gjitha partitë politike për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.

Ndarja e mjeteve buxhetore do të behët në tri kategori, për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro, për femijën e dytë 200 euro, ndërsa për të tretin dhe të tjerë do të ndahen nga 250.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijë të porsalindur

Të nderuar qytetarë të Klinës, prindër të dashur,

Sot, Kuvendi i Komunës, me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, ka aprovuar propozimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.

Ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në këtë mënyrë:

Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro,

Për fëmijën e dytë 200 euro,

Për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro.

Jam i zgjedhur që të punoj për të mirën e qytetarëve dhe çdo herë do të angazhohem që të ju dalim në ndihmë qytetarëve ”, ka shkruar Elezaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz