back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKy është serbi që e kishte vrarë Albert Krasniqi

Ky është serbi që e kishte vrarë Albert Krasniqi

Të ngjajshme

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, në vitin 2004 akuzohet se kishte vrarë një serb në Graçanicë.

Krasniqi, ishte i dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg për vrasjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq me një pushkë automatike.

Ngjarja që e kanë risjellë në vëmendje mediat serbe kishte ndodhur qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004, shkruan Reporteri.net.

I riu Dimitrije Popoviq ishte vrarë në një lokal ku shërbehej “Fast food”.

Sipas një prej dëshmitarëve të vrasjes, gjithçka kishte ndodhur brenda pak sekondash.

“Ishim tre veta dhe Dimitrije. Ishim duke biseduar dhe papritmas u dëgjuan të shtëna armësh. Kishte tre të shtëna”, thotë një nga të rinjtë që ishte në lokal gjatë kohës së krimit.

Siç përshkruhet, një veturë Audi e drejtuar nga një person tjetër ishte ndalur para kioskës.

Albert Krasniqi ishte gjithashtu në veturë, dhe ishte ai që qëlloi në drejtim të lokalit ku kishte edhe shumë njerëz.

Për këtë krim, Albert Krasniqi ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg, duke vuajtur vetëm 4 prej tyre.

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Deri tek vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastsur shtëpinë në kërkim të tij. /Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz