back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLargohet trupi i pajetë i Albert Krasniqit dhe arrestohet babai

Largohet trupi i pajetë i Albert Krasniqit dhe arrestohet babai

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Para pak minutash u nxjerr trupi i pajetë i Albert Krasniqit, i cili dyshohet se u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi, raporton Gazeta Express.

Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për në Institut.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz