BallinaRegjionaleMitrovicëArrestohen dy persona në Mitrovicë, janë të dyshuar për disa raste të...

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, janë të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Të ngjajshme

Arbeloa lë jashtë tre yjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid sonte do të përballet me Gironan, ndeshje...

Juventus vendos përfundimisht për Spallettin

Juventus ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano...

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është...

Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për tri raste të veprës penale ‘vjedhje’.

Arrestimi i dy personave të dyshuar , është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim në tri lokacione të ndryshme kanë kryer vepra penale të vjedhjeve, që ishte raportuar ditë më parë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane dhe qendra tregtare, nga ku ishin vjedhur: pije alkoolike, rroba të ndryshme dhe shtëpiza kompjuteri me pajisje përcjellëse.
Si rezultat i identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë lokalizuar vendet ku ishin fshehur gjësendet e vjedhura të cilat janë gjetur dhe janë marrë si prova materiale për t’u proceduar tutje lidhur me rastet.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz